"Butrinti", kerkohen 54 vjet burg
Tirane- Dhenia ndihme per kalim te paligjshem te kufirit nepermjet efektivave te policise, rrezikon t'u kushtoje 54.2 vjet burg dhe 44 milione leke gjobe pese te pandehurve. Prokurori i ceshtjes Ardian Nezha, i kerkoi togave te zeza shpalljen fajtor dhe denimin me 11 vjet burg dhe 7 milione leke gjobe per te pandehurit Arjan Shehu, per dy te pandehurit Kadri Emini dhe Ilimi Bejko prokurori kerkoi denimin e tyre me 11.6 vjet dhe 7.5 milione leke gjobe secili. Ndersa per dy te pandehurit e fundit, Emilin Halili dhe Ilia Thoma, akuza kerkoi shpalljen e tyre fajtor dhe denimin me nga 10 vjet dhe 6 milione leke gjobe. Te pandehurit e arrestuar ne saje te operacionit "Butrinti" akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane arritur te kalojne grupe te ndryshme personash ne menyre ilegale drejt Greqise. Per realizimin e ketij qellimi drejtuesi i grupit kriminal, Arjan Shehu kishte "rekrutuar" dy punonjesit e policise Kadri Eminin dhe Ilmi Bejkon, te cilet duke kryer sherbimin ne piken e kalimit kufitar ne Qafe-Bote te Sarandes, nuk beheshin pengese per kalimin e klandestineve te trafikuar nga ky grup kriminal. R.Caushaj