E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai rreh vajzen para universitetit

Elbasan- Babai keqtrajton vajzen studente para Universitetit "Aleksander Xhuvani" te Elbasanit. Te pranishmit jane tronditur nga skena qe kane pare ne sheshin e godines, mengjesin e dites se djeshme, kur nje burre sulmoi 20-vjecaren, e cila ishte ne pranine e shokeve dhe shoqeve. Burime zyrtare te policise thane se ndaluan 47-vjecarin Daut Mazhi, dhe sqaruan se vajza M. Mazhi, strehohej ne nje qender, vendi i te ciles mbahet sekret, pasi kishte kerkuar mbrojtje nga dhuna qe ushtronte i ati ne familje.

Seksioni Kunder Krimeve ndaj Personit ne Drejtorine e Policise se Elbasanit arrestoi ne flagrance te dyshuarin Daut Mazhi, me banim ne lagjen "Vullnetari". Ai akuzohet se ne ambientet e jashtme te Fakultetit te Ciklit te Ulet, te Universitetit "Aleksander Xhuvani", ka qelluar me sende te forta duke i shkaktuar plage te ndryshme ne trup, vajzes se tij 20 vjec, M. Mazhi. Sipas te dhenave te policise, prej disa muajsh studentja e vitit te dyte ishte e strehuar ne Qendren e Mbrojtjes se Grave ne Elbasan, per shkak te konflikteve qe kishte ne familje.

Diten e djeshme i ati eshte perballur me vajzen para ambienteve te Fakultetit te Ciklit te Ulet dhe e ka rrahur barbarisht, duke perdorur edhe mjete te forta. Ndaj tij eshte ngritur akuza e "plagosjes me dashje", ndersa mendohet se shkak i dhunes ka qene refuzimi i te bijes per t'u rikthyer ne shtepi dhe mendohet se i ka kerkuar te nderprese studimet e metejshme. Burime policore thane se e demtuara, nuk ka pranuar te rikthehet ne familje, duke u shprehur se ky ka qene shkaku qe kerkoi edhe ndihmen e qendres per strehim dhe trajtim te metejshem.

Gjate marrjes ne pyetje, babai eshte shprehur se vajza ka vepruar kunder deshirave te tij si prind dhe se e kishte turperuar. Gjithsesi nje grup hetimor po merr deshmite e te gjitha paleve, per te zbardhur te verteten rreth kesaj ngjarje qe ndodhi para universitetit. Po diten e djeshme ceshtja i ka kaluar Prokurorise se Elbasanit dhe pritet qe 47-vjecari te perballet me gjykaten, per akuzen e ngritur.

F.Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›