Konfindustria kërkon heqjen e TVSH për makineritë
Biznesi i kërkon qeverisë heqjen e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet, pasi po has vështirësi në pagesën e saj. Sipas Konfindustrisë, industritë vendase kanë probleme likuiditeti për shkak të krizës e shtrëngimit të kredive nga bankat.
TIRANE- Biznesi i prodhim-shërbimeve kërkon heqjen dhe tatimin mbi vlerën e shtuar për makineritë dhe pajisjet, ose shtyrjen e pagesës së kësaj takse në të paktën tre vjet. Konfindustria i ka kërkuar qeverisë qe të marrë sa më shpejt ketë vendim, pavarësisht fushtës zgjedhore. Ndërkohë forcave politike u sugjerohet të marrin parasysh në programet e tyre elektorale, heqjen e tvsh-së për makineritë dhe pajisjet.
Konfindustria thekson se nga fillimi i këtij viti, bizneset po hasin vështirësi financiare në shlyerjen e pagesave për tvsh-në e makinerive dhe pajisjeve të blera para fillimit të krizës botërore.
Ndërkohë që situata ndërlikohet edhe nga problemet e likuiditetit, që po ndeshin industritë shqiptare si pasojë e vështirësive për të marrë kredi nga bankat.
Konfindustria vlerëson se rreziku më i madh i shfaqjes së krizës botërore në ekonominë tonë në një periudhë afatmesme , do të ishte ulja e konkurrencës së mallrave dhe shërbimeve, krahasuar me ato të vendeve të tjera. Nëse nuk do të merren masa të gjithanshme kjo mund të ketë pasoja të pallogaritshme dhe do të sillte humbje të thella, deri në falimentim të industrive vendore.
Sipas industrialistëve , heqja e tvsh-së për makineritë dhe pajisjet në shërbim të nxitjes së prodhimit vendas është domosdoshmëri, nëse vlerësohet shkalla e ulët e konkurrueshmërisë së industrive tona.
(e.n/News24/Balkanweb)