Dita e dhurimit të gjakut, dhurojnë kandidatët e PS
Në ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut, Kryqi i Kuq ka ngritur cadra në disa zona të vendit, ku qytetarët mund të dhurojnë gjak. Thirrjes i janë përgjigjur kandidatët për deputetë të PS të cilët iu janë drejtuar tendave në Durrës.
TIRANE- Më 14 qershor, në ditën botërore të dhurimit të gjakut, Kryqi i Kuq u ka bërë apel qytetarëve që të gjurojnë gjak, për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë. Në disa zona të Tiranës janë ngritur cadra, ku qytetarët mund të dhurojnë gjak, për të ndihmuar vecanërisht fëmijët talasemikë.
“Thirrja që ne i bëjmë komunitetit është ti bashkohen nismës tonë sepse nevojat për gjak janë të jashtëzakonshme. Këtë thirrje e bëj edhe si dhuruese e rregullt gjaku. Dhuroni gjak sepse shpëtoni jetë ” theksoi Luljeta Hidi, përfaqësuese e Kryqit të Kuq.
Njerëzve që kanë dhuruar gjak iu janë bashkuar dhe kandidatët e Partisë Socialiste në Durrës, të cilët iu janë drejtuar tendave të ngritura nga Kryqi i Kuq në shëtitoren “Taulantia”. Numri i dhuruesve të gjakut në vendin tonë ëhstë ulur ndjeshëm, ndërkohë që pjesa më e madhe e gjakut nëpër spitale dhurohet nga familjarët e pacientëve. (e.n/News24/BalkanWeb)