E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria kundër rikthimit të bashkëpunimit me FMN-në

Konfindustria i kërkon vendimarrjes politike shqiptare dhe sidomos forcave fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013, që të mos ketë asnjë ndryshim të statusit të tashëm këshillimor të pranisë së FMN/Fondit Monetar Ndërkombetar pavarësisht këshillës së fundit nga ana e drejtueses në largim të Bankës Botërore në Shqipëri.

Në një deklaratë për shtyp Konfindustria vlerëson, se në kushtet kur vendi në gjithë periudhën e deritashme të zhvillimit të krizës globale financiare pavarësisht goditjeve të ndjeshme, nuk kaloi në asnjë vit në recesion teorik të ekonomisë, sikurse ndodhi me mjaft vende të tjera një pjesë e të cilave ishin edhe antare të BE, do të ishte krejtësisht e paarsyeshme ndryshimi i statusit të tashëm këshillimor i rolit të pranisë së FMN në vendimarrjen e politikave fiskale dhe ekonomike të Shqipërisë.

Aq më shumë mbështetet vlerësimi i mesiperm kur në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë vitit të fundit besimi i investitorëve financiare ndërkombëtare në letrat me vlerë të Qeverisë së Shqipërisë është në kahje të fortë rritëse, në ndryshim të qarte nga vendet e tjera ku pikërisht rënia e besimit përbënte arsyen thelbësore të rikthimit dhe forcimit të rolit të FMN në politikbërje. Shënojmë, se në ankandin e fundit të muajit korrik 2013 interesi bonove 1 vjecare të thesarit arriti pikën më të ulët historike prej 5, 35%, duke dëshmuar edhe njëherë për besimin e investitorëve të huaj dhe vendore në aftësinë paguese të shtetit dhe ekonomisë shqiptare thuhet në deklaratë.

Konfindustria vlerëson, se ndryshimi drejt forcimit të rolit të tashëm këshillimor të FMN në raport me Qeverinë Shqiptare, do të ishte jo vetëm pa asnjë përfitim të prekshëm, por mbi të gjitha do të prodhonte pasoja tepër të dëmshme në afatgjatë, duke goditur drejtpërdrejt dhe pa asnjë arsye politikën e tërheqjes së investimeve të huaja. Sa më sipër, sepse natyrshëm investitorët e huaj do të krijonin dyshime për qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare përfundon deklarata e Konfindustrisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›