E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria-qeverise: Urgjent, amnistine e thelle fiskale

Amnistia fiskale qe te perfshije bizneset, individet dhe gjithe qytetaret duhet aplikuar urgjentisht. Kerkesen ne drejtim te qeverise e ka bere Konfindustria Shqiptare, e cila argumenton kerkesen e saj se, Shqiperia mbetet vendi i vetem ne Europe qe nuk e ka kryer nje proces te tille. "Eshte krejtesisht e papranueshme, qe ne nje hapesire kohore 20 vjecare te ndryshimeve te thella ekonomike, fiskale dhe institucionale, Shqiperia te mbetet i vetmi vend ne Evrope perfshi ketu edhe vendet e BE, qe nuk ka kryer asnje amnisti fiskale te vertete", tha Gjergj Buxhuku, Administrator i Pergjithshem i Konfindustrise. Keshtu nje nga organizatat kryesore te biznesit ne politikberje i kerkon Qeverise Shqiptare, qe ne nje kohe sa me te shpejte, te vleresoje me pergjegjshmeri kryerjen e nje amnistie te thelle fiskale ne vend, qe duhet te preki pa perjashtim kapitalin, asetet dhe te ardhurat e bizneseve dhe gjithe qytetareve shqiptare. Gjendja e veshtire ekonomike e vendit, i perfshire ndjeshem nga pasojat e krizes globale financiare dhe ekonomike, e bejne domosdoshmeri kryerjen sa me te shpejte dhe te gjere te amnistise fiskale. Sipas, Buxhukut, vonesat kohore te kryerjes se amnistise fiskale ne Shqiperi kane patur ndikim te drejtperdrejte ne shtimin e dukurise thellesisht shqetesuese te largimit te parave shqiptare ne sasi jashtezakonisht te medha jashte vendit, frenimin e nismave investuese nga biznesi dhe qytetaret ne ekonomi dhe terheqjen e kursimeve te emigracionit te shumte shqiptar nga bankat e huaja. Konfindustria vlereson se ka 2 arsye te tjera madhore, qe e bejne jashtezakonisht te rendesishme kryerjen e nje amnistie fiskale te thelle dhe te shpejte ne vend. Se pari, pothuaj te gjithe vendet e BE dhe vendet e tjera te Evropes kane kryer ose jane ne vazhdim te zbatimit te amnistise fiskale. Si rrjedhim cdo vonese e Shqiperise krijon rrezikun e shtimit te daljes se parave shqiptare jashte vendit per te kaluar ne sistemet bankare te vendeve te tjera, duke shkaktuar deme te jashtezakonshme ne sistemin tone fiskal dhe zhvillimin ekonomik te vendit. Se dyti, kryerja e amnistise sa me te shpejte dhe gjitheperfshirese fiskale behet domosdoshmeri ne kushtet e hyrjes ne fuqi te Ligjit Anti Mafia, qe ne rast te kundert rrezikon seriozisht pasurine dhe kapitalet e nje shumice derrmuese te biznesit dhe qytetareve, me pasoja pothuaj shkaterruese mbi ekonomine shqiptare. Eshte krejtesisht e papranueshme, qe ne nje hapesire kohore 20 vjecare te ndryshimeve te thella ekonomike, fiskale dhe institucionale.

Shqiperia e vetmja ne Europe qe nuk aplikon amnisti
Shqiperia te mbetet i vetmi vend ne Europe perfshi ketu edhe vendet e BE, qe nuk ka kryer asnje amnisti fiskale te vertete. "Permendim, qe vetem me amnistine fiskale ne fund te vitit 2009 Italia perfitoi afer 100 miliarde euro te hyra ne sistem nderkohe, qe sikunder vendet e zhvilluara te BE, ne menyre te rregullt ne cdo 2-3 vjet ky vend kryen amnisti fiskale." tha Buxhuku. Sipas tij deri ne vende te tilla si vendi me i varfer ne Europe, Moldavia po kryen me perfitime te medha financiare amnisti te thella fiskale.
,

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›