E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Opozita nuk ka objektiv kutite, por ndarje pushtetesh

Zevendeskryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Edmond Haxhinasto, vleresoi dje se debati per zgjedhjen e krizes permes dhenies se postit te Presidentit dhe drejtuesve te institucioneve te tjera Kushtetuese, Partise Socialiste, eshte i parakohshem. Permes nje komunikimi per mediat, numri dy i LSI, deklaroi se keto zera qe vijne nga opozita nuk jane aspak racionale, pasi ne keto momente tregohet se opozita nuk ka si objektiv te saj, pikerisht permiresimin e kuadrit ligjor dhe standardeve te zgjedhjeve. Por, sipas tij, "opozita deshiron qe te krijoje nje krize politike dhe me pas te arrije zgjidhjen e kesaj krize duke u ulur ne nje tavoline negociatash, ku diskutohet dhe ndarja e pushteteve te cilat jane te pavarura". "Mendoj se ky eshte nje debat i parakohshem, nderkohe qe ne duhet te kemi nje aktivitet normal, opozita duhet te kthehet ne Parlament dhe keto ceshtje i perkasin nje diskutimi te tille institucional", vleresoi Haxhinasto. Ai nenvizoi se dicka e tille eshte e papranueshme ne nje kohe qe Shqiperia eshte nje vend ku sundon ligji sipas gjithe standardeve ligjore dhe Kushtetutes se vendit. Duke vijuar me tej, zyrtari i larte i LSI tha se posti i Presidentit zgjidhet ne menyre shume te qarte pas amendimeve qe ka bere PS-ja ne Kushtetuten e miratuar ne 1998, qe sanksiononte zgjedhjen e Presidentit me 84 vota, ndersa ne prill te vitit 2008 u vendos qe Presidenti te zgjidhej me shumice te thjeshte me 71 vota. "Kjo do te thote qe cdo mazhorance qe ka 71 vota mund ta zgjedhe Presidentin", theksoi nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Edmond Haxhinasto.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›