PS: Meta ben pazare, te rivendoset demokracia
Partia Socialiste reagoi dje ndaj deklarates se kreut te LSI, duke vleresuar se eshte Meta qe ben pazare, ndersa socialistet kerkojne rivendosjen e demokracise. Permes nje komunikimi per mediat, deputetja socialiste, Olta Xhacka, deklaroi dje se "pushteti nuk mund te ndahet si placke lufte sic beri ai qe sot kontrollon 20% te pushtetit me vetem 4 deputete". "Perkundrazi, institucionet qe ai permend jane institucione te pavarura, qe rrjedhin nga Kushtetuta, dhe kurrsesi nuk mund te pretendoje as Meta, apo Sali Berisha se mund t'i vere nen thundren e partise-shtet, vetem se gezojne shumicen parlamentare", reagoi Xhacka. Sigurisht qe Meta, vijoi zyrtarja socialiste, "do te ishte kunder zgjidhjes se krizes politike". Sipas saj, ai e ka tradhtuar popullin opozitar dhe hapja e kutive eshte kthyer per te ne makth, pasi do te nxjerre ne pah te verteten e mandatit te tij ne Tirane, mandat qe i eshte vjedhur Partise Socialiste. "Ndryshe nga Ilir Meta qe flet per pazare, pasi ai e sheh politiken si pazarin e radhes, Partia Socialiste kerkon rivendosjen e demokracise ne Shqiperi, respektimin e te drejtes se nje populli per te vendosur lirisht permes votes", u shpreh deputetja e PS. Sipas Xhackes, nuk eshte vetem PS, por i gjithe populli opozitar qe kerkon hapjen e kutive, per te mos lejuar qe zgjedhjet e ardhshme te kene te njejtin fat qe paten zgjedhjet e 28 qershorit.