E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR: PS te terhiqet nga tonet kercenuese, te ulet per dialog

Partia Republikane i beri dje thirrje socialisteve te terhiqen nga tonet kercenuese dhe te ulen ne nje tryeze dialogu. Permes nje komunikimi me mediat, sekretari i Marredhenieve me Jashte ne PR, Artur Hasanbelliu drejtoi thirrjen deputeteve te Partise Socialiste te marrin pergjegjesite e tyre. "I bejme thirrje asaj pjese te ndergjegjshme te Partise Socialiste , si dhe atyre deputeteve te rinj te cilet ne baze te formimit te tyre kane filozofine demokratike perendimore te distancohen nga kjo menyre destruktive e te berit politike, te terhiqen nga tonet kercenuese per marrjen e pushtetit me dhune e te marrin persiper pergjegjesite me te cilat i ka ngarkuar votuesi", apeloi Hasanbelliu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›