E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, qytetarët në mëdyshje për vaksinat

Tashmë që vaksina kundër gripit të derrit ka mbëritur edhe në vendin tonë qytetarët shprehen të pavendosur nëse do ta bëjnë apo jo këtë vaksinë për shkak të efekteve ansore që mudnd të ketë kjo vaksine. Megjithse Insituti i Shëndetit Publik dhe shumë specialistë të shëndetësisë thonë që kjo vaksinë ka efekte ansore si të gjitha vaksinat e tjera. Ndërkohë që në disa vende të botës si Spanjë dhe Gjermani, disa kompanive i është kthyer vaksina mbrapsht.
Tashmë ne vendin tonë kanë mberitur 10 mijë dozat e para të vaksinave, pjesë e një kontingjenti prej 250 mijë vaksinash. Me një urdhër të posaçëm të ministrit të Shëndetësisë, bazuar dhe në rekomandimet e OBSH-së, ky kontingjent vaksinash do të përdoret për imunizimin e grupeve në risk, që janë personeli shëndetësor, fëmijët dhe prindërit e fëmijëve deri në moshën 5-vjeçare, personat që vuajnë nga sëmundjet kronike. Vaksina do të mund të bëhet falas në spitale dhe qendrat shëndetësore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›