Virusi A/H1N1,shënohet viktima e gjashtë

Shënohet viktima e gjashtë e gripit të derrit. Ajo është një grua nga Kuksi e cila ka humbur jetën për shkak të infektimit nga virusi A/H1N1. Sipas Insitutit të Shëndetit Publik gruaja 51-vjeçare vuante edhe nga dy sëmundje të tjera, turbekulozi dhe kardiopatia kronike. 51-vjeçarja është shtruar në spitalin e infektivit ku ka qëndruar në renimacion nga mbrëmja e së premtes, ndërkohë që ajo është kuruar edhe në spitalin rajonal të Kukësit. Ndërkohë vetëm katër ditë më parë po në këtë spital humbi jetën një vajzë 18-vjeçare që ishte në muajin e tetë të shtatëzanisë. Aktualishtë numri i personave të prekur nga gripi i derrit ka shkuar në rreth 340 raste. Megjithëse mjekët pranë spitalit infektiv si dhe specialistë të ministrisë së shëndetësië shprehen se është duke u ulur numri i personave të prekur nga gripi i derrit duket se kemi një rritje të numrit të rasteve që kanë humbur jetën. Sipas mjekëve të gjithë pacientët që kuptojne dhe kanë simptoma të një gripi normal stinor, duhet të shkojnë menjëherë te mjeku i familjes pasi këto simptoma janë gati të njëjta me ato të gripit të derrit.