A/H1N1, nis sot shpërndarja e vaksinave

Nis sot shpërndarja e vaksinave kundër A/H1N1 për grupet prioritare. Sipas specialistëve të ISHP-së, të parët që do të vaksinohen janë fëmijët, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë dhe personeli. 10 mijë dozat e para të vaksinës kundër gripit të derrit mbërritën nga Hungaria ditën e shtunë. Ndërkaq janë porositur edhe 200 mijë doza të tjera të cilat pritet të mbërrijnë ditët në vijim.
Në vendin deri tani rezultojnë të kenë vdekur nga gripi i derrit gjashtë persona ku viktima më e fundit ishte një grua nga Kukësi, që vuante nga dy sëmundje të tjera.