E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elita amp Tradita

Viti i Ri per mua personalisht perceptohet si i tille me koncertin e Vjenes i cili transmetohet direkt cdo vit me 1 janar ne te gjitha televizionet e botes. Kjo per faktin se eshte bere nje tradite qe ruan vlerat. Pikerisht kete vit dirigjenti i orkestres ishte vjenez prej vitesh dirigjentet e kesaj orkestre kane qene te kombesive te ndryshme duke i dhene me sa duket nje bonus kundrejt paraardhesve per te konservuar dhe percjelle ate stil te mirefillte te Shtrausit. Kete ndjesi dhe mendim e paten edhe shume artiste te cilet shijuan traditen vjeneze te ketij fillimviti. Dirigjenti nuk u perpoq te eksperimentonte dhe ta perziente ate tradite me stile moderne. Ky eshte nje eveniment qe ndiqet kryesisht nga elita e te gjithe botes pasi eshte pjese e tradites duke u shnderruar ne pasuri te te gjitheve. Tradita eshte pasuri shpirterore zakonore e formuar historikisht dhe e trasheguar brez pas brezi e arritjeve me te mira nga brezat e kaluar.

Kete ka ne thelb edhe elita. Elita eshte pjesa me e mire dhe me e zgjedhur e nje kombi per te cilen kane kontribuar brezat. Rrenjet e saj te thella do te thone stabilitet mendimi veprimi dhe idesh. Rrenjet e saj te thella jane edhe pike referimi dhe orientimi per te gjitha ndryshimet. Rrenjet e thella jane edhe pike krahasuese per te kuptuar ndryshimin e vlerat.

Elita dhe tradita jane te njejta ne koncept dhe nuk mundet te bejne dot pa njera-tjetren. Elita nuk ben dot pa traditen dhe tradita nuk ben dot pa eliten. Ne 100 vjet histori te nje Shqiperie te pavarur nje elite nisi te grupohej si e tille ne fillime. Ekzistonte e shperndare ne perandorine turke dhe tentoi te formesohej ne nje perqindje qofte edhe te vogel ne vitin 1912. Elite vertet e vogel por qe kishte me vete nje vlere te madhe e te qenesishme traditen intelektuale.

Evoluimi i elites dhe punes se saj intelektuale qe nga 1912-a deri ne nderprerjen drastike te zhvillimit te natyrshem te saj ne mesin e shekullit te 20-te me instalimin e komunizmit ishte e permasave gjigande. Familje elitare lane gjithcka jashte Shqiperise per tu kthyer ne vendlindje per te percjelle te brezat e rinj te gjithe pervojen por tashme me nje kah krejt tjeter ate perendimor. Ne ate periudhe ka luajtur nje rol te rendesishem Perandoria Austro-Hungareze me politika te mirefillta per forcimin e shtetit shqiptar por edhe edukimin pro perendimor te brezit te ri per ngritjen intelektuale te tij.

Ne fillim te vitit 1922 nje grup studentesh ne Austri nxoren ne drite revisten Minerva qe ishte edhe nje sprove per studentet shqiptare per te kontribuar ne menyre shume te kualifikuar ne kulturimin e zhvillimin e popullit dhe te rinise shqiptare. Ne kete reviste publikohet nje artikull shume interesant redaktorial me titull Shpirtmdhajt me nje tematike shume pak te trajtuar asokohe dhe qe ende sot nuk e ndesh neper analiza e artikuj. Ai perben shume interes ne aspektin psikologjik shoqeror e intelektual.

Autori shkruan se sa me shume i arsimuar i kulturuar i emancipuar te jete njeriu deri ne formimin e nje personaliteti artistik apo shkencor te tij aq me shpirtmadh dhe altruist eshte ai deri ne vetesakrifikim per te miren e popullit te tij te shoqerise e deri te njerezimit. Per konkretizimin e kesaj teze autori citon kontributin e Aristotelit Sokratit Galileut Keplerit. Keta jane personalitete elitare. Njekohesisht ky eshte thelbi i elites si koncept sidomos ne ate periudhe te mbushur me atdhedashuri.

Ishin disa familje te medha shqiptare qe e kishin ate formim brezash intelektualizem brezash mencuri brezash qe te arrinin te ndergjegjesoheshin per forcen e tyre per te dominuar instinktin njerezor te unit ose thene thjesht interesin personal perballe nje interesi shume me te madh ate te nje kombi qe po formesohej. Jane familje te medha ne Shkoder si p.sh. ajo e Hodo Beg Sokolit qe shkrine tere pasurine ne lufte kunder Turqise. Ne 1912-n jane disa familje te medha patriote si familja Asllani te cilat lane poste e pasuri ne Perandorine Osmane per tu kthyer ne Shqiperi dhe per te bere Shqiperine - sic ishte shprehja ne ato vite.

Te lesh interesin personal per ate te pergjithshem tingellon nje koncept ku u mbeshtet qe ne fillim ideologjia e majte. Por me pas ne praktike rezultoi ne thelb shume i ndryshem sakrifikimi i elites apo familjeve elitare me dominimin e interesit te pergjithshem te kesaj ideologjie majtiste. Ne rastin e elites sakrifikimi per nje interes te pergjithshem vjen natyrshem dhe si ndergjegjesim pas shume e shume brezash. Ne rastin e ideologjise majtiste interesi i pergjithshem u aplikua dhunshem me nje imponim te jashtem dhe te panatyrshem.

Cila eshte sot elita shqiptare dhe ku mbeshtetet ajo Ne nje shkrim botuar ne gazeten zvicerane NZZ me titull Rivleresimi i bllokuar i historise se Shqiperise Daniel Urprung bashkepunetor shkencor i Institutit te Historise se Evropes Juglindore ne Universitetin e Zyrihut shprehet per nje mungese te nje qendrimi kritik te shendoshe te nje Shqiperie te sotme kundruall periudhes se diktatures. Te gjitha boshlleqet autori i sheh ne mungesen e nje tradite per te qene te nje fryme intelektuale kritike ne Shqiperi. Sipas tij vete shteti shqiptar ka nje histori relativisht te shkurter ndersa shtresa intelektuale te cilen e ka trasheguar nga komunizmi eshte shume e re dhe e paket. Ai kujton qe universiteti i pare shqiptar eshte themeluar me 1957-n ndersa Akademia e Shkencave ne vitin 1972 etj.

Shtresa e holle e intelektualeve eshte e pafuqishme perballe se kaluares shprehet Urprung ne kete artikull. Autori flet per nje shtrese ende te holle te intelektualeve ku nuk behet fjale per elite. Per sa kohe sot nuk kemi nje mendim kritik per te kaluaren tregon qe ende nuk kemi arritur ne nje elite te mirefillte e cila ben diferencen midis vlerave dhe antivlerave.

Te vetmen shprese autori e sheh ne brezin e ri te intelektualeve qe po formohet ne rrethana te reja te kontakteve me Perendimin. Ishte ajo elite ne fillimshekullin XX qe hodhi syte kah Perendimi. Ne vitet e pavaresise kjo tendence proevropiane u reflektua se pari ne shkollimet evropiane te elites se asaj periudhe te cilet dolen me moton Drejtimi nga Perendimi eshte shpetimi yne. Dhe kjo rezultoi me se e vertete dhe e certifikoi koha dhe historia. Kah Lindja rezultoi historikisht vdekja e kombit shqiptar.

Studentet shqiptare ne Vjene ne fillimshekullin XX kontaktonin vazhdimisht me personalitete politike dhe ekonomike austriake qe njiheshin si filoshqiptare dhe njohes te thelle te ceshtjes shqiptare. Keta studente ishin bij familjesh elitare qe po e kthenin busullen e prinderve te tyre kah Perendimi. Studentet shqiptare donin te mesonin te verteten e prapaskenave te lufterave ballkanike te Konferences se Londres gjithcka pasi nje pjese e mire e tyre kishin lindur e kryer shkollat jashte atdheut. Ne vitin 1920 publikohet revista Djaleria e cila per nga rendesia e tematikes dhe vlerat shkencore shoqerore artistike mund te renditej e dyta pas revistes Albania qe kishte nxjerre ne Bruksel Faik Konica me 1902. Kjo reviste i kishte vene vetes qellimin per ndertimin e nje shteti shqiptar demokratik dhe te stilit evropian-perendimor. Ishte kjo reviste qe beri prezantimin e pare te lufterave ballkanike botes shqiptare qe i kishte vuajtur ne kurriz ndodhite dhe pasojat e tyre. Aty jane dhene gjykime dhe vleresime te botes diplomatike dhe shkencore per ngjarje qe luajten nje rol percaktues ne harten politike te Ballkanit. Kjo reviste ka paraqitur programin e qeverise te dale nga Kongresi mbareshqiptar i Lushnjes duke shprehur gezim per krijimin e nje qeverie pluraliste si dhe planin ekonomik per shtetin shqiptar perpiluar nga ekonomistet me te shquar austriake per ti ardhur sa me shpejt ne ndihme ndertimit te ekonomise shqiptare. Studentet shqiptare te Austrise si pjesa me e emancipuar e rinise shqiptare asokohe ishin te preokupuar per te ardhmen e femres shqiptare per ti dhene asaj vendin e duhur ne shoqeri. Ne ate reviste publikoheshin vazhdimisht mendimet dhe sugjerimet e personaliteteve shteterore dhe ekonomike austriake filoshqiptare per formen e qeverimit. Politikat e mirefillta te asaj periudhe ne Vjene kane ndikuar thelbesisht ne formimin kulturor te studenteve shqiptare dhe qe me pas pritej te vazhdonin traditen e prinderve te tyre por me krah perendimor tashme.

Vlerat e verteta duhen kohe te ngrihen por duhen edhe kohe te shkaterrohen. Cilat jane vlerat reale Ato te cilat i rezistojne kohes dhe mbeten pike referimi per shume e shume breza. Dhe ne fakt u perceptua per nje periudhe jo te paket sikur tradita dhe elita demokratike e mezingritur ne 1912-n pas rikthimit te familjeve te medha ne Shqiperi u shperbe me ardhjen e komunizmit. Por koha tregoi vlerat e verteta. Cilat ishin traditat dhe elitat e verteta demokratike Ende sot nuk kemi tentative serioze si te asaj periudhe per te krijuar nje elite ne perqindje te konsiderueshme qe te jete aktive konkrete me qellime te qarta mbi te gjitha me vlera reale si te asaj periudhe.

Si behesh me i miri dhe me i zgjedhuri Sa kohe mund te nevojitet Eumlshte nje vend i tere qe punon per nje elite dhe me pas eshte elita qe ngre reputacionin e nje vendi. A mund ta shkaterrosh eliten dhe sa kohe do te nevojitet Diktatura per 50 vjet me nje mendje diabolike mendoi se mundet qe forcerisht ta ndaje eliten nga tradita. Qellimi Ta zevendesoje me nje elite te re e cila do te perconte ideologjine e saj per ta rrenjosur mundesisht perjetesisht. A eshte e mundur Forcerisht po sic ndodhi faktikisht. Ne menyre te natyrshme jo pasi elita qe te formesohet kerkon thelbin qe eshte tradita. Tradites i duhet elita sepse ajo eshte seleksionuesja e saj per te dalluar vlerat dhe antivlerat. Dhe faji behet i dyfishte. Zhberi dhunshem eliten e vjeter dhe nuk realizoi dot ne kohe rekord hartimin e nje elite te re. Planet 5-10 qofte edhe 50-vjecare nuk jane te mjaftueshme per formesimin e nje elite. Nuk pati kohen e mjaftueshme te piqej por as hapesire te tille.

Ishte pikerisht komunizmi qe shkaterroi eliten e cila kishte kontribuar dhe ishte shnderruar ne faktor per krijimin dhe forcimin e shtetit shqiptar. Komunizmi shkaterroi keto pika te rendesishme referimi te nje kombi sic eshte elita. Megjithate komunizmi e gjeti eliten shqiptare ende te dobet. Komunizmi u ngrit dhe predominoi aq egersisht ne Shqiperi sepse elita ishte e pastabilizuar. Ne vendet e tjera te Lindjes ne perballje me Shqiperine komunizmi nuk depertoi aq lehtesisht dhe thellesisht pasi mendimi intelektual ishte solid dhe elita perbente nje perqindje te konsiderueshme

Ajo qe u be u be. Cfare do te behet me tutje Renia e komunizmit ridimensionoi te gjitha vlerat. U rifuten ato vlera qe tentuan te permbysnin per 50 vjet me radhe. Kemi nje elite te re qe tenton te riformesohet. Por mbi cfare bazash dhe a ka qellime konkrete

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›