CIA hyn në Libi
Central Intelligence Agency (CIA) ka hyrë në një mision klandestinë në Libi për të mbledhur informata për sulmet ajrore dhe për të kontaktuar dhe korrigjuar kryengritësit, që po luftojnë kundër kolonel Muammar el-Gaddafi, kanë thënë zyrtarë anonimë amerikanë.
Përderisa presidenti Obama ka insistuar se asnjë ushtar tokësor nuk do të merr pjesë në fushatën kundër Libisë, grupe të vogla të agjentëve të CIA-s janë duke punuar në Libi për disa javë rresht si pjesë e forcës në hije të perëndimorëve që administrata e Obama’s shpreson që mund të ndihmojnë në rrëzimin e kolonel Gaddafi’it, thonë zyrtarët.
Si pjesë e pranisë së CIA’s, përpos amerikanëve, thuhet se në Libi veprojnë edhe pjesëtarë të forcave speciale të agjencisë së inteligjencës MI6.
Agjentët britanikë janë duke drejtuar sulmet ajrore të aeroplanëve britanikë dhe janë duke mbledhur informata rreth vendndodhjes së qeverisë libaneze dhe tankeve të tyre, artilerisë dhe raketave, thanë zyrtarë amerikanë për New York Times.
Ata shpresojnë se informatat e mbledhura nga zyrtarët e inteligjencës amerikane – përfshirë edhe vendndodhjen e kolonel Gaddafi dhe depove të municioneve si dhe trupave qeveritare brenda qytetit- do të ndihmojnë në dobësimin e mjaftueshëm të ushtrisë së Libisë, e cila deri tani nuk shihet se ka pasur ndonjë përçarje brenda dhe shihet si e bashkuar.
Përpos tjerave, spiunët amerikanë janë takuar me kryengritësit dhe janë përpjekur për të përmbushur misionin se kush janë liderët e tyre dhe sa janë besnike grupet që luftojnë kundër kolonel Gaddafit, thonë zyrtarët e Qeverisë së SHBA-së. Zyrtarët amerikanë kanë tërhequr vërejtjen, megjithatë, së fuqitë perëndimore nuk janë duke i drejtuar aksionet e forcave kryengritëse.
Zëdhënësi i CIA-s nuk ka dashur të komentojë këto informata.
SHBA dhe aleatët e saj janë duke u përpjekur për të marrë informata të hollësishme mbi vendndodhjen e këmbësorisë së Libisë dhe forcave ushtarake, në mënyrë që të bëjnë analiza të sakta.
“Ne nuk kemi të dhëna të mëdha”, tha gjeneral Carter Ham, i cili e ka në dorë kontrollin dhe misionin e NATO-s në Libi. “Libia nuk është një vend në të cilin ne jemi përqendruar aq shumë gjatë viteve të kaluara”, shtoi ai.
Disa javë më parë, presidenti Obama ka nënshkruar një autorizim sekret për CIA-n që të furnizojë me armë dhe gjëra të tjera kryengritësit në Libi, të cilën gjë e kanë pranuar edhe zyrtarët amerikanë. Por, armët ende nuk janë dërguar në Libi, pasi që administrata e Obamas ka debatuar për efektet që ato mund të kenë te grupet kryengritëse. Këto të dhëna nga presidenca janë publikuar së pari nga Reuters.
Në një deklaratë të lëshuar në mbrëmje të së mërkurës, Jay Carne, sekretar për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ka refuzuar të komentojë “mbi gjërat inteligjente”, por ka thënë se ende nuk është marrë një vendim që t’u jepen armë kryengritësve.
Përfaqësuesi i Republikanëve nga Michigani, Mike Rogers, i cili udhëheq Komitetin e Inteligjencës, tha se ai e kundërshton dërgimin e armëve për kryengritësit. “Ne duhet të kuptojmë më shumë për opozitën para se të fillojmë mbështetjen e tyre me armë dhe armatim”, tha Rogers në një deklaratë për shtyp.
Sipas zyrtarëve, nuk është qëllimi i fushatës ajrore kundër Libisë rrëzimi i qeverisë së kolonel Gaddafit dhe se nuk bëhet fjalë për një luftë klandestine, që ndryshon shumë nga fushata e ushtrisë amerikane kundër talebanëve në Afganistan. Nëse kthehemi prapa, trupat speciale amerikane dhe CIA kanë punuar në bashkëpunim me ushtrinë afgane, e ka armatosur atë dhe i ka thirr sulmet ajrore për të sulmuar kryengritësit në bazat e tyre strategjike, siç kanë qenë qytetet Kabul dhe Kandahar.
Në javët e fundit, ushtria amerikane është duke i vëzhguar trupat ushtarake të Libisë me aeroplanin U-2, me një aeroplan të telekomanduar të quajtur Global Hawk, si dhe me aeroplanin sulmues JSTARS, që hulumton lëvizjet e trupave në grupe të mëdha.
Gjenerali David Deptula, i cili së fundi është pensionuar nga shërbimi për inteligjencë i forcave ajrore amerikane, thotë se terreni i shkretëtirës në Libi dhe moti i mirë lejon aeroplanët me pajisje të avancuara që të sulmojnë me përpikëri forcat e armatosura të Libisë në një mënyrë më të lehtë, madje edhe ditën edhe natën dhe se pak ka nevojë që sulmet të zgjerohen, duke intervenuar edhe me forca tokësore.
CIA dhe shërbimi i inteligjencës britanike janë të fokusuar në mënyrë të vazhdueshme në Libi këto tetë vitet e fundit, para dhe gjatë përpjekjeve që ta largojnë kolonel Gaddafiin, i cili kishte edhe ambicie për krijimin e armëve bërthamore. Gjenerali pajtohet se që nga vjeshta e vitit 2003, CIA në bashkëpunim me ekspertët ushtarakë amerikanë të armëve bërthamore kanë parë që Libia është duke tentuar të prodhojë një armë të këtillë.
Një program i tyre për këto armë ishte eliminuar dhe ish-zyrtari amerikan thotë se Agjencia e Inteligjencës pas kësaj e largoi fokusin nga Libia. Por, përderisa kolonel Gaddafi filloi fushatën e tij ushtarake kundër kryengritësve, agjencia e spiunazhit amerikan ka punuar për të rivënë kontaktet me spiunët libianë dhe të mësojë më shumë për liderët ushtarakë të vendit.
Një ish-zyrtar i qeverisë britanike, i cili ka marrë pak pjesë në operacionet e këtilla, ka theksuar se dyfishi i forcave speciale britanik nga elita e forcave speciale ajrore dhe njësive speciale të flotës detare tani po veprojnë në rrethinat e Libisë.
Ushtarakët britanikë janë fokusuar kryesisht në vendqëndrimet e kolonel Gaddafit, i cili ka raketa kundërajrore të prodhimit rus. Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë nuk ka dashur të flasë për politikat ushtarake të forcave speciale britanike.