Konfirmohet Bogdani-Pelisier, ne sulmin e Kievos
Kievo konfirmoi se edhe kete jave, do te jete titullar i ekipit te saj, sulmuesi shqiptar, Erjon Bogdani, i cili luan perkrah, Pelisier. Trajneri i Kievos, Di Karlo duket se e ka gjetur formulen e duhur ne sulmin e skuadres se tij. Pelisier dhe Bogdani jane duke kombinuar ne menyre te shkelqyer, cka i kane dhene me shume siguri lojes se skuadres se tyre. Edhe Kievo po arrin rezultate pozitive, gjate javeve te fundit. Ekipi i Bogdanit nuk do te bjere ne nje kategori me poshte, ndaj edhe ka gjetur qetesine e nevojshme ne javet e fundit. Sulmuesi shtatlarte shqiptar, nuk ka gjetur shpesh rrugine rrjetes, pasi Pelisier ka qene lojtari qe ka finalizuar ne te shumten e rasteve, por gjithsesi fakti qe eshte titullar pritet te merret parasysh nga ana e trajnerit, qe te ftoje ne radhet e kombetares sone.