E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana dhe Vllaznia, feste para kohe

Aranit Muraci

Tirana dhe Vllaznia, do te presin fushen e betejes, stadiumin "Qemal Stafa", per te percaktuar fituesin e gares se kampionatit. Ekipet kane pergatitur festen e fitores, edhe pse njera prej tyre do te pranoje ne fund humbjen dhe deshtimin nga kampionati. Gjithsesi, raportohet se ka nisur organizimi i tifozeve shkodrane dhe nje numer i konsiderueshem me tifoze nga Shkodra, do te jene prezent ne "Qemal Stafa", per t'i dhene mbeshtetje skuadres, qe te fitoje ndaj Tiranes dhe te siguroje titullin kampion. Pervec personaliteve shkodrane, do te degjohet kenga e Frederik Ndocit, qe eshte edhe himni me i ri i Vllaznise, per t'i dhene me shume zemer ekipit. Por me te shumte do te jene tifozet e Tiranes, qe kane nje siguri me shume per te pritur suksesin e skuadres se tyre, duke qene se edhe nje barazim i duhet Tiranes qe te triumfoje ndaj Vllaznise, per te fituar titullin e 24-et ne histori. Tirana ka nisur pergatitjet per feste dhe si ekipi prites, ka pergatitur nje feste ne fillim te ndeshjes, qe do te zgjase deri ne mengjes, ne rast triumfi. Si gjithmone edhe ne kete ndeshje, kengetaret tiranas do te jene prezent, ne spektaklin qe do te organizohet nga klubi kryeqytetas. Ne nje atmosfere, qe parashikohet te jete edhe me festive se nje vit me pare, kur luajti Dinamo me Partizanin, tifozet bardheblu do te pajisen me flamujt dhe ngjyrat e ekipit. Drejtuesit e Tiranes, Tafaj dhe Bencivenga, kane mbyllur pergatitjet per sfiden e se shtunes ndaj Tiranes. Ekipi pritet te grumbullohet ne nje nga rezidencat e kryeqytetit. Sakaq, Vllaznia qe do te luaje ndaj Tiranes ne kryeqytet, synon fitoren, qe te riktheje titullin e munguar ne Shkoder. Nen drejtimin e Dervish Haxhiosmanovicit, shkodranet jane sistemuar nga dita e djeshme, ne vigjilje te sfides se vitit.

Tirana

Bardheblute nuk kane asnje mungese dhe do te luajne ne sulm me dyshen, Memelli-Xhafaj. Migen Memelli eshte golashenuesi me i mire i kampionatit dhe shihet si arma plus e stafit te trajnereve, qe ai te gjeje serish golin, per t'i dhene trofeun Tiranes.

Vllaznia

Shkodranet jane gjithashtu te kompletuar para ndeshjes finale te kampionatit. Sinani dhe Sukaj do te jene ne repartin e sulmit dhe do te kene mbi supe peshen kryesore, qe endrra per te rikthyer titullin kampion ne Shkoder te realizohet, kete vit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›