E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmohet njohja e pavarësisë së Kosovës nga Sao Tome e Principe

17-03-2012 / Gazeta 55

Kosova arrin të marrë mbështetjen e 89-të shteteve në botë, të cilët kanë njohur tashmë Pavarësinë e Kosovës - procesi vazhdon për të kapërcyer objektivin e 100 njohjeve brenda 2012-ës

Shteti Sao Tome e Principe është shteti i radhës që e ka njohur shtet Republikën e Kosovës. Sipas MPJ të Kosovës, ky është shteti i 89-të që e ka njohur Kosovën për shtet të pavarur.
“Qeveria e Sao Tome e ka njohur Kosovën si një shtet sovran dhe anëtar të plotë të bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë për shtyp të Këshillit të Ministrave të këtij vendi.
Vendimi u miratua në seancën e fundit të Këshillit të Ministrave të Sao Tome, të mbajtur të mërkurën, dhe u miratua pa hollësi të mëtejshme. “Këshilli i Ministrave ka marrë vendim për njohjen ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në vendim.
Ky shtet-ishull gjendet në Oqeanin Atlantik, në perëndim të kontinentit afrikan dhe në brezin ekuatorial.
Ka diku mbi 160 mijë banorë, kurse gjuhë zyrtare është portugalishtja, pasi në të shkuarën ka qenë koloni e Portugalisë. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›