E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: Regjistrimi dixhital i tokës, penalizime për personat që zvarrisin procesin

17-03-2012 / Gazeta 55

Reagojnë republikanët: Pr/ligji për pronat nuk mund të kalojë pa mendimin e pronarëve

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halim duke e vlerësuar regjistrimin dixhiotal të tokës prioritet madhor për vendin ka paralajmëruar penalizime për personat që zvarrisin procesin. Deklarata u bë nga Halimi, gjatë takimit që zhvilloi mesditen e sotme me drejtuesit e Zyrës të Regjistrimit të Pasurive të Paluajteshme, ose Hipotekes. “Çdo vonesë në përmbushjen e detyrave nga çdo zyrë do të sjellë largimin e çdo përgjegjësi”- tha ministri Halimi.
Halimi, duke shprehur shqetësimin se ka patur probleme me rregjistrimin fillestar të prones, kërkoi që rregjistrimi fillestar të përfundojë brenda vitit.  Kreu i Ministrisë së Drejtësisë Halimi, theksoi se projekti i Bankes Boterore dhe projekti i OSCE për regjistrimin e tokës është një, prioritet absolut.

Reagojnë republikanët: Pr/ligji për pronat nuk mund të kalojë pa mendimin e pronarëve

Partia Republikane vlerëson se pr/ligji për pronat nuk i jep zgjidhje problemit, por e përkeqëson atë. Në një konferencë për shtyp, nënkryetari i PR Alfred Seshati thekson se qeveria më këtë ligj po i jep goditje pronarëve pasi një vendim i tillë nuk mund të merret pa pyetur ato. “Përfaqësuesi ynë në qeveri ka kërkuar që ligjet që janë në proces nuk mund të kalojnë pa marrë mendimin e pronarëve të ligjshëm, të cilët kanë mbetur skllevër vetëm për shkaqeve të konjukturave politike. Komiteti i verifikimit të titujve të pronësisë me ligjin e viti 2008 ka patur si detyrë që të verifikojë të gjitha paligjshmëritë për përfitim abuziv të tokës, sipas ligjit 7501 dhe vendimit të qeverisë për tokat e ish fermave bujqësore deri më sot nuk është bërë asgjë. Çdo dhënie e titujve të pronësisë në kurriz të kthimit dhe kompensimit fizik të pronave tek pronari i ligjshëm bie ndesh me kërkesat e ligjshme të pronarëve dhe rekomandimeve të vazhdueshme të Bashkimit Europian dhe si i tillë ky proces është i papranueshëm nga ne Republikanët”- deklaroi Seshati.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›