Një “Saimir Tahir” edhe për degën e PS-së Shkodër

“Tahirizmi” është kthyer në model politik të humbësit Edvin Rama si dhe njëherazi një formulë e suksesshme për të shtirë në dorë degët rebele të PS. Një deputet i PS-së për qarkun e Shkodrës, jo më larg se dy javë më parë paralajmëroi rrezikun e shndërrimit të degës lokale të PS-së Shkodër, në celulë të komanduar nga njerëzit e Edi Ramës. Sot, ky është një fakt i pamohueshëm, pasi edhe Shkodrës i kanë imponuar një Saimir Tahir, por jo nga radhët e “plaçkitësve” kombinatas
E njëjta formulë dhe i njëjti skenar për të shtirë në dorë çdo strukturë, forum vendimmarrës si dhe degët lokale që deri dje drejtoheshin nga të zgjedhurit e vetë socialistëve me të drejtë vote. PS-ja e Shkodrës është katandisur si ajo e Tiranës 6 muaj më parë kur pas dorëheqjes së Besnik Bares (i cili mori përsipër kostot politike të humbjes elektorale të Edi Ramës), u komandua partizani i Kombinatit, Saimir Tahiri. Një “Saimir Tahir” i është imponuar edhe socialistëve lokalë shkodranë, pas dorëheqjes së (pa)vullnetshme të Keti Bazhdarit. Megjithatë kjo e fundit e ka gjetur “punën e re” pasi po mburret për pasurinë që gëzon (pavarësisht se s’dihet se si e ka vënë dhe nga pikëpamja e parë krijon mjaft dyshime për të shkuarën e saj dhe për pozitat institucionale që ka konsumuar), si dhe ka marrë pas vetes disa ish të “përndjekur” të shtirur dhe lart e poshtë propagandon ambicien e saj, padyshim politike në mbrojtje të interesave,
pikërisht të këtij kontigjenti që ka ndërtuar, ish të “përndjekur” me dokumente të falsifikuara, me qëllim ndjezjen e toneve politike dhe krijimit të zhurmës se, PD dhe qeveria e saj, s’kanë bërë sa duhet për këtë shtresë të luftuar deri në palcë nga regjimi komunist, që mbahej në këmbë nga etërit e Edi Ramës (Kristaq Rama), Keti Bazhdarit, Gramoz Ruçit, Ditmir Bushatit (Sul Bushati), Ilir Gjonit ( Xhelil Gjoni) etj.., Ndërkohë, “Tahirizmi” është kthyer në model politik të humbësit, Edvin Rama si dhe njëherazi mund të thuhet se ka qëlluar një formulë e suksesshme, për të shtirë në dorë degët rebele të PS.
Kësisoj, pas Tiranës radha ishte e Shkodrës. Këtu, Luan Heta është emëruar kryetari i ‘komanduar’ i Partisë Socialiste të këtij qyteti. Vendimi është zyrtarizuar gjatë një mbledhje sekrete dhe me dyer të mbyllura të Asamblesë së Partise Socialiste në Shkodër, në të cilën ishin të pranishëm deputetë si dhe të dërguar të kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë. Mimi Kodheli, e caktuara e Kryesisë së Partisë Socialiste për Shkodrën, ka deklaruar se riorganizimi i PS-së në rrethe është tepër i rëndësishëm për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Vendi vakant në krye të PS-së në Shkodër, vjen pas (jo) dorëheqjes së ish kryetares Keti Bazhdari, e cila mbajti postin e kryetares së kësaj force politike për rreth një vit në qytetin e Shkodrës. Ndërkohë, një deputet i PS-së për qarkun e Shkodrës, jo më larg se dy javë më parë paralajmëroi rrezikun e shndërrimit të degës lokale të PS-së Shkodër, në celulë të ‘komanduar’ nga njerëzit e Edi Ramës. Sot, ky është një fakt i pamohueshëm, pasi edhe Shkodrës i kanë imponuar një “Saimir Tahir”, por jo nga radhët e “plaçkitësve” kombinatas.