Sejdiu emëron dy ambasadorë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka emëruar të hënën ambasadorin e Kosovës në Zelandë të Re, Muhamet Hamiti dhe ambasadorin në Kroaci, Valdet Sadiku.
Në një komunikatë për media të lëshuar nga zyra e presidentit të Kosovës thuhet se në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial Nr. DMD-011-2009 për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Zelandën e Re, si dhe pas marrjes së pajtimit të shtetit pranues për emërim të ambasadorit jorezident, ka dekretuar Muhamet Hamitin ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Zelandën e Re, rezident në Londër.
Po ashtu, presidenti Sejdiu ka emëruar, Valdet Sadikun, ambasador të Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë me seli në Zagreb.
Ndryshe, sot Zelanda e Re e ka njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe ka konfirmuar pranimin e Muhamet Hamitit, ambasador të Republikës së Kosovës në këtë shtet. /kosovapress/