Konfirmohet vrasja e djalit të Gadafit

Konfirmohet vrasja e Khamis Gadafit, djali të liderit të përmbysur libian Muamer Gadafi. Stacioni televiziv Arrai, me seli në Siri, që e mbështet Muamer Gadafin, ka konfirmuar sot se djali i liderit të përmbysur, Khamis, është vrarë gjatë luftimeve në pjesën jugore të kryeqytetit Tripoli.
Ky rrjet televiziv njoftoi se Khamisi dhe Mohamed Abdullah al-Senousi, shefi i inteligjencës së Gadafit, ishin vrarë gjatë luftimeve më 29 gusht nga rebelët në Libi.
Khamisi kishte drejtuar një njësi elite ushtarake.
Raporti në Televizionin Arrai është konfirmimi i parë i vrasjes së Khamisit, që më së pari ishte raportuar nga zyrtarët e qeverisë së përkohshme.