Amerika Qëndrore, të paktën 80 persona të vdekur nga përmbytjet

Të paktën 80 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në gjithë Amerikën Qëndrore.
Më shumë është goditur El Salvadori, ku 32 persona kanë humbur jetën pas pesë ditësh reshje shiu.
Presidenti Mauricio Funes tha se më se 20 mijë persona janë evakuuar, ndërsa shumë fshatra janë bllokuar për shkak të vërshimtit të ujit në rrugë.
Në Guatemalë, presidenti Alvaro Kolom ka shpallur “gjendjen e jashtëzakonshme”, pasi 28 persona vdiqën si pasojë e përmbytjeve.