E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria e Kenias hyn në Somali

Tanket ushtarake të Kenias, të mbështetura nga aeroplanët ushtarakë, po lëvizin drejt Somalisë.

Operacioni matanë kufirit erdhi pasi disa shtetas perëndimorë u kapën në Kenia nga militantët, që besohet se janë nga grupi radikal islamist al-Shabab.

Dje, Kenia ka shprehur përkushtimin e saj për të larguar pjesëtarët e grupit al-Shabab jashtë rajonit kufitar.

Banorët në qytetin somalez, Dhoblej, thanë sot se disa tanke dhe makina të blinduara të mbushura me ushtarë, kanë hyrë në qytet.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›