E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfiskohen 12 krerë viça të therur në Vermicë

Në pikë kalimin kufitar Vermicë, Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë asgjësuar 12 krerë viça të therur.

Njoftohet se në momentin e ndaljes nga ana e policisë dhe doganës se dy automjeteve pick up të cilat kanë qenë duke shkuar në drejtim të Shqipërisë, kanë vërejtur se brenda tyre janë ngarkuar nga 6 krerë viça të therur.

Siç njofton Policia dhe doganat, kafshët e therura kanë qenë pa dokumentacion përcjellës.

“Kafshët nuk kanë pas çertifikata veterinare, mishi nuk ka qenë i vulosur, kjo do të thotë së është bërë therje ilegale dhe mjetet transportuese kanë qenë jo adekuate për transport të mishit. Si të tilla janë konfiskuar dhe është dhënë urdhër për asgjësim”, njoftojnë autoritetet doganore.

Me këtë veprim, Policia dhe Doganat thonë se nuk do të lejojnë që asnjë produkte që nuk është i sigurt të shitet as në një vend tjetër. Ata kanë deklaruar se janë të vendosur për mbrojtjen dhe shëndetin e njerëzve përmes ushqimeve të sigurta.

“ Asgjësimi është kryer në prani të Agjencive që veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit. Kafshët janë spërkatur me preparate acide janë hedhur në mjetin e mbeturinave i cili është përcjell deri në deponin e mbeturinave të qytetit të Prizrenit ku atje është bërë shkatërrimi dhe groposja e kafshëve”, njoftojnë autoritetet doganore./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›