Sulmohet roja e ambasadës amerikane në Tel Aviv

Policia izraelite ka bërë të ditur se një person i armatosur me thikë dhe sëpatë ka sulmuar rojën e sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tel Aviv.
Mësohet se roja ka shtënë me armën e tij në ajër, ndërsa është plagosur në këmbë, raporton rel.
Sulmuesi, i identifikuar si shtetas izraelit, është arrestuar. Policia ka thënë se nuk është ende e qartë se çfarë e ka motivuar sulmin./Indeksonline/