E Hënë, 2 Nëntor 2026

Konfiskohet gjysmë tonë kokainë në aeroportin e Buenos Airesit

Policia e Argjentinës ka konfiskuar më shumë se gjysmë toni kokainë, dedikuar sipas të gjitha gjasave tregjeve të Evropës, kanë njoftuar zyrtarët.

Kokaina u zbulua nga qentë e trajnuar në aeroportin e Buenos Airesit, ka kumtuar drejtuesja e shërbimit doganor të Argjentinës, Maria Ajeran.

Droga ka qenë e fshehur në pako, në dërgesën kinse të makinave për një kompani të naftës në Lagos, Nigeri.

Megjithatë, Ajeran theksoi se kompania, në të cilën ishte adresuar dërgesa, nuk ekziston fare.

Kokaina me gjasë ka qenë e paraparë për tregjet evropiane, ku vlera e saj në rrugë do të kishte kapur shumën prej 25 milionë dollarë, tha Ajeran.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›