E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamsik mund ta lë Napolin

Menaxheri i Marek Hamsikut, Mino Raiola ndien se mesfushori mund ta lë Napolin gjatë kësaj vere.

Futbollisti sllovak, kohë më parë kishte thënë se është në Itali qe 6 vjet, por që është i lumtur në Napoli. Mirëpo, trajneri italian beson se sllovaku ka mësuar gjithçka në Serie A dhe se ka nevojë për një përvojë të re.

“Marek është lojtar i madh. Nëse ndiheni si lojtar i madh, më pas duhet të kërkosh më shumë, të kërkosh përvoja të reja”, theksoi për Radio CRC, Raiola, i cili shtoi se futbollistët e mëdhenj nuk do të shkojnë në Itali, pasi që kjo ligë është në rënie.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›