E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diego, në ekipin e dytë të Wolfsburgut

Wolfbsurgu po përgatitet që ta zhvendos në ekipin e rezervistëve mesfushorin Diego, i cili e kaloi sezonin e kaluar huazim në Atletico Madrid.

Sjellja e brazilianit nuk i pëlqen fare trajnerit Felix Magath, prandaj ka mundësi që ish futbollisti i Werder Bremenit dhe Juventusit të largohet nga Gjermania, ose të qëndrojë në ekipin e dytë.

“Nëse Diego vjen tek ne, do t’i them atij se do të konsiderohet si pjesa tjetër e skuadrës”, ka thënë trajneri i rezervistëve, Lorenz-Gunther Kostner. Së fundmi, Magath kishte thënë se nuk është i kënaqur me mënyrën se si i zhvillon stërvitjet 27 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›