E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, 9 të vdekur nga shpërthimi i një bombe

Nëntë persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një bombe në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Një zyrtar i lartë lokal tha se shpërthimi ndodhi sot kur sulmuesi aktivizoi bombën që ishte afër kompleksit të komandantin anti-taliban, Maulana Nebi, afër fshatit Spin Tal, në rajonin fisnor Orakzai.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e afërt në lagjen Hangu.

Disa grupe militante janë aktive në pjesën gjysmë-autonome veriperëndimore të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin, përfshirë edhe talibanët pakistanezë, që kishin qenë përgjegjës për shumë sulme me bomba në gjithë vendin në vitet e fundit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›