E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikt mes 2 personave në Elbasan, plagoset njëri prej tyre dhe kalimtarja

policia-2Elbasan- Si pasojë e një konflikti në mes të dy personave në rrugë kanë mbetur të plagosur njëri prej tyre dhe një kalimtare.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në zonën e Namazgjasë në qytetin e Elbasanitku sipas policisë, Ermir Kuruni u qëllua me armë zjarri nga shtetasi Florenc Lamçe, pas një konflikti mes tyre.

Për pasojë ka mbetur e plagosur 55-vjeçarja Fiqerete Manushi, një kalimtare e rastit. Të plagosurit janë dërguar meurgjencë drejt spitalit rajonal ku po marrin edhe ndihmën  mjekësore. Ndërsa autori është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur. Mësohet se Florenc Lamçe është person me precedent penal dhe ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet për vrasjen e biznesmenit Almir Cani. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›