E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni antidrogë ne Qafështamë / Efektivët u pritën me të shtëna / Dalin detajet e reja

Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në zonat malore të Krujës, në Qafshtamë dhe në territoret përreth, në kuadër të kontrolleve për kultivimin e kanabisit.
Në aksion janë angazhuar forca të Policisë së Tiranës, ndërsa operacioni po zhvillohet në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Gjatë kontrolleve në terren janë dëgjuar disa të shtëna armësh.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se mund të jenë të shtëna me armë gjahu, por rrethanat dhe burimi i tyre po verifikohen nga autoritetet.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të dëmtuar, qoftë nga radhët e policisë apo të personave të tjerë të përfshirë në operacion.

Aksioni vijon në zonat e thella malore, ndërsa kontrollet janë përqendruar në identifikimin dhe asgjësimin e parcelave të kultivuara me kanabis sativa.
Burime bëjnë me dije se gjatë kontrolleve janë gjetur rrënjë kanabisi, të cilat po asgjësohen nga forcat e angazhuara në operacion.

Operacioni vijon, ndërsa pritet që në përfundim të tij Policia e Tiranës të dalë me një informacion më të plotë mbi rezultatet dhe çdo person të identifikuar apo proceduar në kuadër të aksionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›