E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim i fortë në një karburant në Sarandë / 2 persona të plagosur

Një shpërthim i fortë ka ndodhur para pak minutash në një pikë karburanti në Sarandë, në rrugën  “Skënderbeu”. Nga shpërthimi ka persona të plagosur të cilët janë transportuar në urgjencën e Sarandës.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha, të plagosurit janë Fatmir Pema, 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup dhe Florian Bica 27 vjeç,i cili është transportuar në spital pas tronditjeve nga shpërthimi.

Forca të shumta policie e zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›