Konflikt për motive të dobëta, një i plagosur

Një 40-vjecar është plagosur në Bulqizë. Mësohet se në Krastë të Martaneshit, për motive të dobëta, shtetasi Allaman Isaku, 33 vjeç ka plagosur me armë zjarri shtetasin Skender Cakoni 40 vjeç.
Ndërsa policia ka mbërritur në vendgjarje, ka vijuar me hetimet. Cakoni ka marrë tre plumba dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Bulqizës.
Humb jeten gjatë transportimit per ne spital, Skender Cakoni. Ndërsa policia ka arrestuar autorin, bën të ditur se viktima dhe autori para grindjes banale, kanë qënë nën shoqërinë e njeri-tjetrit ndërsa po pinin në një lokal të Krastës.