E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vocaj: Ngjarja e djeshme jo pengëmarrje

Policia e Tiranës ka hedhur ditë mbi ngjarjen e ndodhur në afërsi të ATSH në Tiranë mbrëmjen e së dielës e cila ku ka pasur për protagonist një drejtor banke të nivelit të dytë, Artan Kadrian.

Sipas drejtorit të policisë së kryeqytetit Tonin Vocaj ngjarja nuk është cilësuar si një pengmarrje, pasi autori i gjithë kësaj ngjarje ka qenë në gjendje depresioni në momentin që ka marrë armën dhe ka kanosur familjen e tij. Sipas Vocajt arma që ai posedonte ishte një çifte të cilën ai e kishte me leje.

Më tej ka vazhduar se pas negocimeve është bërë i mundur qetësimi i Artan Kadrisë dhe së bashku me një ekip mjekësor ai është dërguar për në spital ku edhe ka marrë mjekimin e nevojshëm.
 

Ngjarja që në fillim u cilësua si pengmarrje ka mbajtur për afro pesë orë policinë e TIranës si dhe forcat renea në gatishmëri. Ka qenë negocimi ai që ka mbyllur këtë ngjarje pa viktima dhe qetësimi i autorit të gjithë kësaj ngjarje.

Ndërkohë mësohet se Kadria do të jetë i lirë dhe nën vëzhgimin e mjekëve pasi veprimi i tij nuk është cilësuar si një pengmarrje.

Ndërkohë që fqinjët dhe të afërmit e familjes pohojnë se ai nuk ka shfaqur problem, por prej disa kohësh ishte pezulluar nga posti i drejtorit të një banke. Pikërisht ky largim ka rënduar edhe gjëndjen emocionale të Artan Kadrisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›