E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zbardhen grabitjet e disa bankave

Një punë 9-mujore e policisë së Tiranës ka arritur të zbardh grabitjen e 4 filialeve të bankave të ndodhur në kryeqytet në vitin 2010 si dhe në 2008.

Përgjimet telefonike, por gjithashtu edhe vendosja e çipave në automjetet e të arresturave ka bërë të mundur zbardhjen e këtyre grabitjeve dhe arrestimin e katër autorëve dhe njërit të shpallur në kërkim. Në një deklaratë për shtyp drejtori i policisë së Tiranës ka treguar për zbardhjen e këtyre ngjarjeve.

Në pranga ranë shtetasit, Fatjon Sami Deliu, 24-vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes, Markeljano Izmir Nuro, 20-vjeç, lindur e banuse në Tiranë, i pa dënuar më parë, Gerald Sefer Gordi, 20-vjeç, lindur e banues në Tiranë, Ervis Dilaver Domi, 22-vjeç, lindur e banues në Tiranë, si dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi Admir Zyko, i dyshuar si bashkautor në këtë vjedhje me armë.
 

Ndërkohë drejtoria e policisë së kryeqytetit ka nisur një bashkëpunim me shoqëritë e ruajtjes dhe sigurisë fizike dhe janë marrë masat e posaçme për rritjen e sigurisë në bankat e nivelit të dytë dhe zhvillimin normal të aktivitetit bankar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›