Sarande, pranga 29 vjeçarit
Policia e Sarandes zbardh ngjarjen e e ndodhur ditën e djeshme në mesnatë, konkretisht në orën 0.1.00 kur shtetasi Marjo Sinani, 29 vjeç ka goditur shtetasin Sokol Dike, 29 vjeç në një qënder interneti për motive banale.
Nga verifikimet e policisë, Sokol Dike është plagosur nga Marjo Sinani, i cili është larguar menjëherë nga vendi i krimit. Sipas të dhënave të fundit mësohet se 29 vjeçari Dike është jashtë rrezikut për jetën ndërsa menjëhere është dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Dike ka marrë dy plagë ndersa është qëlluar me thikë.