E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDSH: BDI po manipulon me statusin e UçK-së

Deputeti Imer Aliu i rikujtoi zëvendëskryeministrit Abdylaqim Ademi dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmetit, Aneksin C të Marrëveshjes së Ohrit, i cili flet për statusin e ish-pjesëmarrësve dhe invalidëve të konfliktit të vitit 2001.

“Kaloi 1 vit, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, dhe shqiptarët ende dëgjojnë deklarata për formim të komisioneve ndërpartiake për këtë çështje. Afate 1, 2, 3, 6 muajshe, deri ne vit të ri, deri në fund të mandatit….dhe dëgjojmë më pas Gruevskin dhe zëvendësit e ministrave maqedonas të BDI-së, se si ju demantojnë dhe ju quajnë gënjeshtarë!”, theksoi në deklaratën e tij deputeti Imer Aliu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›