E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikt pronesie nje i vrare dhe nje i plagosur

Një person ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë pas një konflikti për pronën.

Lajmi konfirmohet nga drejtori i Policisë së Lezhës Muharrem Furriku, i cili tha se të dy personat janë autorë të krimit për shkak se kanë hapur zjarr ndaj njëri- tjetrit me armë gjahu.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kallmet të Lezhës, dhe i vrari është Preng Brunga, kurse i plagosuri është Jak Pjetri.

Aktualisht trupi i të vrarit ndodhet në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa të plagosurit po i jepet ndihma mjekësore në urgjencën e po këtij spitali.

Furriku tha se po merren detaje të mëtejshme për shkakun e vërtetë të këtij konflikti me armë me pasojë vdekjen e njërit dhe plagosjen e personit tjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›