E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, polemika për çështjen e borxhit, Obama kërkon finalizimin e marrëveshjes për shlyerjen e huave

12-07-2011 / Gazeta 55

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikanë kanë lindur polemikat lidhur çështjes së borxhit të Ëashingtonit. Gjatë një konference për shtyp, në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Barak Obama, ka deklaruar se dështimi i një marrëveshje mbi borxhin, mund të nxisë recesionin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja konsiston në ngritjen e nivelit të borxhit amerikan, që pritet të zgjidhet deri në datën 2 gusht.
Vetëm një ditë më parë, sekretari i Thesarit Amerikan, Timothy Geithner, paralajmëroi se “nëse Amerika nuk shlyen detyrimet mbi borxhin brenda datës 2 gusht, do të shkonte drejt falimentit, që mund t’i sjellë pasoja katastrofike”. Ai u ka bërë thirrje palëve politike, të gjejnë sa më parë konsensusin mbi çështjen e borxhit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›