E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti i Maqedonise zgjedh tre nenkryetaret e rinj

Parlamenti i Maqedonise ka miratuar dje gjate nje seance tre nenkryetaret e rinj. Dy prej tyre do te jene nga shumica parlamentare dhe nje i opozites. Suzana Saliu e Bashkimit Demokratik per Integrim Svetllana Jakimovska e VMRO-se dhe Jani Makraduli i Lidhjes Social Demokrate moren votat e nevojshme per te ushtruar postet e nenkryetareve te ketij institucioni ligjvenes. Kjo eshte hera e pare qe institucioni ligjvenes i Maqedonise ka zgjedhur dy gra per nenkryetare ndersa zonja Saliu eshte nenkryetarja e pare shqiptare. Miratimit i parapriu nje debat me akuza nga Partia Demokratike Shqiptare e cila verejti se BDI-ja nuk mbajti premtimin qe kryetari i parlamentit te ishte shqiptar. Nderkohe zyrtare te partise shqiptare ne pushtet thane se nuk ka pasur premtime te tilla publike por vetem spekulime te mjeteve te informimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›