E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Nesë Rama nuk reflekton, PS humb zgjedhjet e 2013

TIRANË- Deputeti socialist, Kastriot Islami deklaroi dje gjatë emisionit “5 pyetje nga Babaramo” se, nëse “Edi Rama nuk reflekton, PS-ja do të humbë edhe zgjedhjet e 2013-ës”.

Ai tha se Rama duhet të bashkojë të majtën dhe veçanërisht duhet të bashkohet me LSI-në. “Rama ka mentalitetin e revolucionit kulturor të Mao Ce Dunit”, - akuzoi Islami.

I pyetur se çfarë do të bëjë nëse nuk zgjidhet në strukturat e partisë, Islami tha se “do të qëndroj në PS, madje më fort, sepse jam socialist më i mirë se Rama. Nuk jam si servilët e Ramës, por do ta them publikisht mendimin tim”.

“Unë do të jem deputet në 2013-ën”, - tha ai, edhe nëse nuk zgjidhet nga Rama. “Nuk më heq dot zoti Rama nga deputet”- u shpreh Islami duke treguar edhe një histori, se i kishte thënë kreut të PS-së që do të gjente mundësinë të qëndronte në Strasburg, në kohën që ai u hoq nga delegacioni.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›