Konflikte per pronen, dy te plagosur
Dy te plagosur dhe po kaq te arrestuar, eshte bilanci i konflikteve per pronesi ne 24 oret e fundit ne qytetin e Korces. Burime zyrtare te policise bene te ditur se ngjarja e pare ka ndodhur ne lagjen nr.8 te qytetit, kur 47-vjecari Renato Telho, ka goditur me sende te forta, duke i shkaktuar demtime te shumta ne trup, 30-vjecarit Arben R. Policia beri te ditur se i demtuari eshte derguar menjehere ne spitalin e Korces, ku mjeket kane konstatuar demtime dhe hematoma te shumta ne trup, te shkaktuar me sende te forta. Nderkohe qe policia ka kryer edhe arrestimin e te dyshuarit Telho. Ngjarja e dyte ka ndodhur ne lagjen nr. 10 te qytetit, kur Nexhie P., ka bere denoncim ndaj 33-vjecarit Oltion Paravani, te cilin e ka akuzuar per goditjen me sende te forta, pas nje konflikti te lindur kohe me pare per nje mur oborri. Policia beri ndalimin e te dyshuarit, me akuzen e "plagosjes".