Elbasan/ Shkon per miqesi, i vjedhin "Benz"-in ne parkim
Kishte shkuar per miqesi, por i vjedhin makinen ne sheshin ku e kishte parkuar. Dje, gjate oreve te nates, persona ende te paidentifikuar kane grabitur makinen tip "Benz", me targe EL 1828 A, ne pronesi te Fatos Dukes. Mesohet se 42-vjecari, me banim ne lagjen "5 Maji", e kishte parkuar makinen ne lagjen "Brigada 17 Sulmuese", pasi ndodhej ne nje sebep familjar. Por ne mengjes nuk e ka gjetur. Pronari ka kryer kallezim penal ne polici, e cila po punon per te zbuluar autoret e vjedhjes se mjetit. Pas nje periudhe qetesie, hajdutet e makinave jane rikthyer serish ne Elbasan.
F. S.
F. S.