E Shtunë, 31 Tetor 2026

"S'doja ta vrisja kunatin, me poshteroi"

Kurbin- Emigranti rrefen vrasjen e kunatit, dy dite me pare ne ambientet e lokalit te tij ne dalje te tunelit te Shkopetit ne Kurbin. I tronditur nga ngjarja dhe tejet i penduar, Alfred Sefgjini eshte shfaqur para grupit hetimor, diten e djeshme pas dorezimit ne polici. Ka treguar gjithcka nga e para, keqtrajtimin e se motres nga kunati qe vrau, Alfred Gjeci, largimin e saj, mosmarreveshjet e vazhdueshme, deri tek zenka per truallin dhe vrasja ne sy te tre mbesave te tij. Arratia ne malesine e Kurbinit per t'u fshehur dhe vendimi per t'u vetedorezuar, duke i telefonuar shefit te Sektorit te Krimeve ne Komisariat.

"Vrasjen nuk e paramendova dhe nuk kam dashur kurre qe tre mbesat e mia te mbeteshin jetime, pa baba, por krimi ndodhi pasi Alfredi me ofendoi dhe me qelloi me pellembe ne sy te klienteve te shumte ne lokal, teksa une kisha shkuar thjeshte per te qetesuar situaten". Keshtu e ka nisur rrefimin e tij, i dyshuari Alfred Sefgjini, 40 vjec, per vrasjen e kunatit bashkemoshatar. I pyetur nga oficeret, ai ka treguar se pak dite me pare ishte kthyer nga emigracioni, pasi kishte mesuar qe motra e tij ishte zene serish me bashkeshortin dhe keqtrajtuar. E deshperuar ajo ishte larguar nga shtepia dhe cifti ka qene ne prag divorci. "Nuk ishte hera e pare qe Alfredi sillej ashtu. Madje nuk kam denoncuar kurre as pengmarrjet e tij, qe me ka bere disa here po per kete ceshtje, vetem per hir te marteses dhe te tre mbesave", ka shpjeguar 40-vjecari.

I pyetur me tej per skenen e krimit, Alfred Sefgjini, ka pranuar te bashkepunoje me grupin hetimor, per te zbardhur plotesisht ngjarjen. Nuk ka mohuar ne asnje cast se kishte qelluar mbi kunatin, por ka kembengulur se qellimi nuk ishte vrasja, por vetembrojtja pas sulmit fizik nga i ndjeri, me qellim per ta plagosur. "Diten e krimit jam nisur per tek Alfred Gjeci, ne Shkopet, per nje konflikt qe kishin pasur, pasi motra ishte larguar nga banesa. Kam shkuar i armatosur, pasi Alfredi gjithnje ishte i dhunshem dhe madje me ka marre disa here peng. Ne lokal gjeta mbesat qe i pyeta per babin e tyre dhe ato me thane se do te vinte se shpejti. U ula ne nje tavoline ne fund te lokalit", ka rrefyer i dyshuari. Ai u ka shpjeguar hetuesve se i ndjeri nuk kishte bere asnje dialog per te sqaruar situaten, por e kishte sulmuar verbalist dhe fizikisht. "Sapo Alfredi hyri dhe me pa mua, nisi te me shante dhe erdhi te me qellonte. Veten e ndjeva te poshteruar dhe ne keto rrethana, nxora pistoleten me qellim per ta plagosur, por e vrava", ka treguar ai per ngjarjen. Krimi ndodhi rreth ores 14:30 te se martes, kur Alfred Gjeci u qellua me 6 plumba ne koke dhe trup pas nje grindje per motive te dobeta.

A. Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›