Tre dasmore ne spital, dyshohet helmimi
Fier- Tre dasmore dyshohet se jane helmuar me ushqimin qe konsumuan ne nje lokal ne vendin e quajtur "Qafa e Koshovices" ne Fier. Pas drekes se dasmes, rreth ores 16:30 te se martes, ata jane paraqitur ne urgjencen e spitalit rajonal, ku dhe kane marre ndihmen mjekesore e me pas jane larguar per ne banesat e tyre. Burime nga spitali thane se pacientet jane N. Pasha, 40 vjec, A. Hoxha, 45 vjec dhe B. Tullhau, 55 vjece, ndersa diagnoza ka qene, helmim nga ushqimi. Ne spital dasmoret jane paraqitur me te vjella dhe dhimbje barku dhe sapo kishin dale nga dasma, per t'u kthyer per ne shtepi. Gjate intervistimit nga mjeket, pacientet treguan se sapo kishin dale nga qyteti, nisen prerjet e barkut dhe me pas te vjellat. Diten e djeshme u konfirmua helmimi i pesuar nga ushqimet qe sipas mjekeve ose kane qene te ndenjura, por nuk eshte perjashtuar dhe nje ftohje e mundshme gjate dasmes, pasi nuk ka pasur te tjere dasmore te intoksikuar.
Xh. B
Xh. B