E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfliktet me mjete te forta demtohen kater vete

ELBASAN/ Kater raste jane regjistruar dje ne Elbasan te plagosjeve per motive te castit

ELBASAN - Kater vete kane rene pre e kater konflikteve te ndryshme te ndodhura brenda dites ne Cerrik dhe qytetin e Elbasanit. Policia i ka klasifikuar si plagosje rastet kur nje grua 51-vjecare ka goditur fqinjen e saj 60 vjece me mjete te forta rrethanore te gjetura ne oborrin e shtepise.


Fatmire Balla me banim ne Cerrik ka goditur fqinjen e saj Z.Sh. pasi e akuzonte se ajo kishte levizur gardhin qe ndante shtepite e tyre. Nje tjeter konflikt eshte regjistruar nje ore me vone po ne kete lagje. Arben Qosja 42 vjec pas nje sherri te castit ne qender te lagjes ka sulmuar 41-vjecarin S.B duke i shkaktuar demtime ne pjese te ndryshme te trupit.


Autori eshte proceduar ne polici per plagosje. Por nderkohe nuk kane mbaruar ketu konfliktet me mjete te forta. Rreth ores 1500 ne qytetin e Elbasanit dy vellezer kane sulmuar nje 17-vjecar pas nje konflikti me motive te dobeta. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Emin Matraxhiu ku ishin me banim te tre te rinjte e perfshire ne konflikt.


Si pasoje eshte demtuar me mjete te forta shtetasi E.Sh. i cili eshte derguar ne spitalin kirurgjik per mjekim. Sipas te dhenave te policise shkak ka qene nje konflikt i meparshem mes njerit prej vellezerve dhe viktimes se ketij incidenti per motive banale.


Nderkohe nje tjeter 17-vjecar ka qene protagonist i nje ngjarjeje te ngjashme kete here ne rolin e autorit. Nje dite me pare ne lagjen Haxhias te qytetit te Elbasanit S.M. ka goditur me mjete te forta nje 54-vjecar. Sipas policise shkak i sherrit ka qene nje ofendim nga i riu.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›