E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Dedjes pyeten miqte

Te pyeturit i qendrojne versionit te hakmarrjes se nisur qe gjate periudhes se trazirave te vitit 1997


Hetuesit e kryeqyteti marrin ne pyetje disa shoke te Halit Dedjes dy dite me pare ne kryeqytet


TIRANE- Policia pyet disa miq dhe te aferm ne lidhje me vrasjen e Halit Donald Dedjes i ekzekutuar mengjesin prane ish- uzines Enver ne kryeqytet prane baneses se tij.


Nderkaq mesohet se ne deklarimet e tyre ata kane pohuar se pista ku hetuesit mund te bazoheshin per zbardhjen e ngjarjes eshte konflikti i hakmarrjes mes familjes se te vrarit si dhe ish- pjesetareve te bandes se Burrelit e njohur edhe me emrin Banda Kola.


Lajmi u be i ditur per Shekullin. nga burime te policise se kryeqytetit qe pohuan se se paku tre miq dhe te aferm te te ezkekutuarit kane dhene deshmine e tyre ne lidhje me rrethanat e vrasjes se Dedjes ish- pronar i nje shoqerie te policise private qe punonte kryesisht ne qytetin e Burrelit dhe te Dibres.


Per miqte e Dedjes konflikti qe ka shkaktuar nje serial te gjate hakmarrjesh mes dy familjeve mund te jete edhe shkaku kryesor i vrasjes se te enjtes ne mengjes ku Dedja u ekzekutua me arme zjarri jo shume larg baneses se tij.


Hetuesit pritet te marrin ne pyetje bashkeshorten si dhe te aferm te tjere te te vrarit me qellim marrjen e sa me shume te dhenave apo informacioneve qe mund te ndihmonin hetuesit ne zbardhjen e krimit.


Burimet e policise thane se pervec deshmise se miqve te te vrarit Dedja pritet te merren deshmi edhe te njerezve te tjere te aferm te familjes apo deshmitare te tjere qe mund te japin te dhena te rendesishme ne lidhje me kete ngjarje.


Gjithsesi duket se edhe vete hetuesit jane perqendruar me teper ne pisten e hakmarrjes. Keto veprime jane orientuar ne disa drejtime qe kane te bejne me vrasjet dhe hakmarrjet me familjen Kola dhe Doda hakmarrje te nisura nga viti 1997 duke vijuar edhe me vrasjen e djeshme. Paralelisht me keto versione po hetohen edhe konfliktet e mundshme te shkaktuara mes te demtuarit dhe personave te tjere per ceshtje biznesi etj.


Ekspertet kriminaliste kane mbledhur ne vendin e ngjarjes disa objekte qe mund te perbejne me vone edhe prova te rendsishme ne drejtim te identifikimit te mundshem te autoreve te krimit. Nderkaq predha e nxjerre nga trupi i viktimes nga ekspertet mjeko- ligjore eshte derguar ne laboratorin e Institutit te Policise Shkencore me qellim kryerjen e ekzaminime te hollesishme si dhe krahasimet rutine qe realizohen ne te gjithe rastet e kesaj natyre.


Nje veprim i tille behet per te zbuluar nese arma e vrasjes se Dedjes eshte perdorur ne ndonje krim tjeter ndersa pritet qe pergjigjja te dale ne pak dite. Prej shume vitesh Halit Dedja i njohur edhe me emrin Donald Dedja banonte ne nje banese prane ish- parkut te autobuzeve ndersa prej kohesh ishte larguar nga Burrelit.


Gjithsesi ai vazhdimisht kthehej ne qytetin e Burrelit ku kishte ndertuar ne qender te qytetit nje shtepi guri te rrethuar me nje mur te larte dhe thuajse shume pak njerez mund te hynin ne te duke perfshire vetem njerez te afert apo te njohur qe mund te takoheshin me Dedjen ne kohen kur ai ishte ne banese.


Halit Dedja 45 vjec nga Burreli banues ne Tirane u qellua dy dite me pare ne afersi te baneses se tij nga persona ende te panjohur. Ai mbeti i vdekur ne vend ndersa policia pas hetimeve te para mesoi se viktima mund te ishte pjese e nje seriali hakmarrjesh te nisur qe ne vitin 1997.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›