E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti i interesit dhe pasuria, USAID organizon seminar në Durrës

Konflikti i Interesit dhe deklarimit të pasurive ishte në qendër të një seminari të organizuar në Durrës nga USAID në bashkëpunim me Inspekoriatin e lartë të Deklarimit të Pasurisë.
Qëllimi i këtij takimi sipas organizatorëve është të rrisë njohuritë mbi lidhet që rregullojnë konfliktet e interesave dhe deklarimin e pasurive të zyrtarëve publike.
Me anë të këtij takimi insperkoriati i lartë i deklarimit te pasurisë shpreson të inkurajojë përfshirje më të madhe si dhe bashkëpunim me median, bizneset private dhe shoqerine civile në zbulimin dhe denoncimin e rasteve të korrupsionit.
Në këtë kuadër në fund të muajit inspekoriati i Lartë i Deklarimit të pasurisë, synon të organizojë një ditë të hapur , duke ftuar qytetarët për të marrë pjesë në përgjedhjen e deklaratave të pasurisë që do të kontrollohen si pjesë e angazhimit të saj për të rritur transparencë dhe pjesmarrje qytetare.
Në këtë takim të pranishëm ishin gazetarë, përfaqësues të bizneseve private që operojnë në Durrës, përfaqesues nga organizata vendore të shoqërisë civile dhe zyrtare.
Programi I USAID-it, punon me gjykata, institucionet mbikqyrese, me organizatat monitoruese për të luftuar korrupsionin në sektorin publik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›