E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punimet në shesh,ja rrugët ku do devijojë trafiku

Faza e dytë e punimeve për rikonstruksionin e sheshit "Skënderbej", parashikohet të krijojë një kaos të qarkullimit të automjeteve në kryeqytet. Kjo fazë e re punimesh do të kufizojë trafikun përreth qendrës të Pallatit të Kulturës dhe Muzeut Kombëtar, në fillim të Rrugës së Kavajës dhe para Bankës së Shqipërisë. Tashmë qarkullimi i automjeteve do të orientohet në Unazën e Vogël. Ndërkohë do të vihet në funsion për qarkullimet të automjeteve edhe ura e re e Lanës, ku në këtë rast rruga "Dëshmorët e 4 shkurtit" do të bëhet me dy kalime dhe ndërkohë do të ndalohet parkimi në të dyja krahet e kësaj rruge.
Por këto punime do të bëjnë që të hiqen parkimet edhe në rrugën "Mine Peza", përpara selisë së PS-së dhe rrugën Abdi Toptani.
Edhe pse këto ndrehyrje në qarkullimin e automjeteve në kryeqytet bëhen për të krijuar një shesh të ri për qytetarqt, shumë prej tyre, mendojnë se kjo gjë do të shkaktojë kaos në trafik.
Në këtë fazë do te fillojne punimet per kanalizimet dhe galerinë, në zonën para Pallatit të Kulturës, gjithashtu në galerinë para Bankës së Shqipërisë.Më pas do të bëhet realizimi i punimeve të projektit, në zonën e lulishtes mbas monumentit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›