E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti i vjetër, plagoset me pistoletë një 32-vjecar, po kthehej në banesë

TIRANË- Një 32-vjecar është plagosur me armë zjarri, pasditen e sotme rreth 17:20 minuta në qendër të Alliasit në Tiranë.

Gazetari Spartak Koka raporti se shtetasi Erion Cobaj, 32-vjeç me origjinë nga Puka dhe banues në Allias është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë teksa kthehej në banesën e tij në rrugën ‘Selaudin Zorba’ me motor me targë 'TR 910 DF'.

Autori i ka zënë pritë dhe e ka qëlluar për tu larguar në drejtim të zonës së Babrrusë. 32-vjecari ka marrë dy plumba, një në këmbë dhe një në gjoks, ndërkohë që është dërguar me urgjencë në spitalin ‘Nënë Tereza’. Si pasojë e plagës së marrë në gjoks ai më pas është transportuar në Spitalin Ushtarak për një trajtim më të specializuar teksa bluzat e bardha bëjnë me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i plagosje të jetë një konflikt i vjetër mes autorit tashmë të identifikuar nga policia dhe Erion Cobajt. Policia ka nisur punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të krimit. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›